Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur në takim kryetarin e xhamisë “Ikra-Bashkimi” në Berlin të Gjermanisë, z. Albaner Hajredini.
Drejtori Siminca falënderoi z. Hajredini dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje. Ai shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje.
Ndërkaq, z. Hajredini, falënderoi drejtorin Simnica për pritjen dhe për gatishmërinë e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, që të vazhdojë bashkëpunimi i mirë që kanë me qendrat islame në diasporë. Ai gjatë kësaj vizite, dorëzoi edhe një sasi të vitrave të tubuara gjatë muajit Ramazan nga mërgata jonë.