RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Durmishi pas intervistimit në Prokurorinë Speciale: Dëshmova në cilësinë e të dyshuarit

durmishi-pas-intervistimit-ne-prokurorine-speciale:-deshmova-ne-cilesine-e-te-dyshuarit

Ka përfunduar intervistimi i Zëvendësministrit të infrastrukturës, Hysen Durmishi në Prokurorinë Speciale, lidhur me nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë.

Me ç’rast, Durmishi potencoi se ai ka dëshmuar në cilësinë e të dyshuarit, ashtu siç ka njoftuar edhe më parë.

Kujtojmë se Durmishi e ka quajtur të pakuptimtë ftesën për intervistim, pasi sipas tij, prokuroria është bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik.

“Të ftosh zv.ministrin për intervistim duke u bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik, edhe pas vendimit të OSHP- së që na jep të drejtë neve si autoritet kontraktues, më duket sinqerisht e pakuptimtë. Ankesa e atij operatori ekonomik është shpallur e pabazuar edhe me vendim. Sa e sa raste kam dërguar në prokurori speciale, prokurori themelore e polici të krimeve ekonomike dhe asnjë deri më tash nuk po trajtohet, përkundrazi zvarriten me vite e vite edhe pse ka fakte sa të duash për krim e korrupsion. Rasti i mirëmbajtjes së urave p.sh ku nga 500 mijë euro të planifikuara në fund kontrata përfundon në 5 milionë e 300 mijë euro. Nuk e di çfarë fakti tjetër i duhet prokurorit për të vepruar!”, kishte shkruar Durmishi.

Related posts

Hapet konkursi për t’u bërë pjesë e FSK-së, Maqedonci: Keni mundësi të zhvilloni një karrierë të sigurt

RTI

“Pengesat janë eliminuar”- Lufta në Gaza/ Izraeli: Progres domethënës për furnizimin me armë nga Shtetet e Bashkuara

admin

Siguria në veri – KFOR shton 1000 trupa, trefishon patrullimet

RTI