Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se është në Shkollën e lartë të nënoficerëve në Republikën e Turqisë, të martën dy nënoficerët, rreshter shtabor Arben Kasumi dhe rreshter Besnik Ukshini diplomuan me sukses të lartë, në mesin e 96 kolegëve tjerë turq dhe vendeve tjera pjesëmarrëse.
Mehaj ka falënderuar forcat turke për mundësinë e dhënë për rreshterët e FSK-së.
Lexoni të plotë postimin e Mehajt:
Shtohet numri i nënoficerëve profesionist nga shkollat specialistike të vendeve partnere
Në Shkollën e lartë të Nënoficerëve në Republikën e Turqisë, dje dy nënoficerët tanë, rreshter shtabor Arben Kasumi dhe rreshter Besnik Ukshini diplomuan me sukses të lartë, në mesin e 96 kolegëve tjerë turq dhe vendeve tjera pjesëmarrëse.
Mirënjohje për forcat turke për mundësinë e dhënë dhe urime për nënoficerët tanë!
Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja!.