RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dy shqiptarë humbin jetën në një aksident në Zvicër

dy-shqiptare-humbin-jeten-ne-nje-aksident-ne-zvicer

Të shtunën, më 16 shtator 2023, ka ndodhur një aksident i rëndë me një veturë në Urnäsch – dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje.

Siç merr vesh albinfo, dy viktimat janë shqiptarë. Bëhet fjalë për një të rin 18 vjeçar nga Prishtina, me qëndrim në Flawil dhe moshatarin e tij nga Kumanova, me qëndrim në Gossau.

Dy të tjerë janë dërguar në spital me lëndime.

Pak para orës 3 të mëngjesit, një makinë me katër të rinj të moshës 18 deri në 21 vjeç ishte nisur nga Urnäsch-i drejt Schwägalp-it, shkruan polizeinews.ch.

Pak para lokalitetit Steinflue, shoferi kishte humbur kontrollin mbi mjetin e tij në një kthesë në të djathtë dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, makina është përmbysur dhe është ndalur në shtratin e lumit Urnäsch. Dy nga pasagjerët, 18 dhe 21 vjeç, kanë mundur të dalin në mënyrë të pavarur nga automjeti dhe janë dërguar në spital nga Rega dhe shërbimet e urgjencës.

Dy 18-vjeçarë kanë humbur jetën në vendngjarje.

Shkaku i saktë i aksidentit po hulumtohet nën drejtimin e prokurorisë publike të kantonit Appenzell Ausserrhoden dhe nga specialistë të policisë kantonale, transmeton albinfo.ch.

Për të siguruar provat janë thirrur shërbimi mjekoligjor dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore i St Gallen-it.

Rruga Schlägalpstrasse u desh të mbyllej në të dy drejtimet në mënyrë që të realizohej hetimi i aksidentit, i cili zgjati rreth pesë orë.

15 pjesëtarë të departamentit të zjarrfikësve Urnäsch dhe 14 anëtarë të departamentit të zjarrfikësve të bazës Herisau u vendosën për të mbyllur rrugën. Ka pasur dëme materiale prej disa mijëra frangash.

Related posts

Google planifikoi të sponsorizonte konferencën teknologjike të ush’trisë iz’raelite

admin6

Veprat janë në varësi të qëllimeve

admin6

Franca: Dërgimi i drafstatutit në Kushtetuese do ta siguronte mbështetjen për pranim në KiE

rezart morina