Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pas shpërthimit të një bombole gazi në një shtëpi në rrugën “Xhemail Haxha’ në Mitrovicë.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 15:40 është raportuar se në rrugën ‘Xhemail Haxha’ në Mitrovicë, në një shtëpi ka ndodhur një shpërthim (dyshohet bombol gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor,” ka thënë ai.
Ai tha se në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e rastit.