Shumica prej nesh ndeshen vazhdimisht gjatë ditës me stres dhe ankth. Ditët e lodhshme dhe jeta dinamike na ngacmojnë shpesh nervat dhe na japin efekte negative. Ka disa mënyra për të luftuar efektet e nervave të ndrydhur, duke përfshirë meditimin, yoga-n, duke u takuar me miq, për të nxjerrë disa gjëra jashtë kraharorit.
Por edhe ushqimet që hamë mund të ndihmojnë ose lëndojnë trupin tonë kur ndihemi të stresuar. Duke pasur një dietë të shëndetshme me shumë fruta të freskëta, perime dhe ujë dhe duke shmangur këto 3 ushqime që nxisin stresin, do të vendosni një jetë më të paqtë e të qetë dhe stresi do të ulet ndjeshëm.
Supat e konservuara
Nëse ke kaluar një ditë të lodhshme, gjëja e fundit që të shkon në mendje është të gatuash një vakt të shëndetshëm. Mund të jetë joshëse ideja e një supe të gatshme në darkë vetëm në disa sekonda. Por supat e konservuara janë të mbushura me konservues dhe kripë, të cilat të bëjnë të ndihesh më e dobët dhe më e lodhur. Por jo vetëm kaq: një produkt kimik Bisphenol A, i cili gjendet në shumë ushqime të konservuara, mund të shkaktojë disbalanca në tru, gjë që të rrit edhe më shumë nivelin e stresit.
Kafja
Ndryshe nga ç’besohet, kafja nuk ta heq stresin, përkundrazi. Nëse nuk e shmang dot takimin me një shok për kafe, sepse të bën të ndihesh më mirë, në vend të kafes, porosit çaj jeshil. Kafeina në kafe mund të të bëjë të ndihesh mirë në fillim, por pas disa minutash jep sinjale stresi. Kafja gjithashtu pengon absorbimin e ‘adenosine’, e cila ndihmon për të mbajtur trupin të qetë.