RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Dy vëllezërit turq tregojnë si u detyruan ta shuajnë etjen derisa qëndruan 198 orë nën rrënoja

dy-vellezerit-turq-tregojne-si-u-detyruan-ta-shuajne-etjen-derisa-qendruan-198-ore-nen-rrenoja

Trajtimi i Muhammet Ener Yeninar dhe vëllait të tij të madh Abdulbaki Yeninar të cilët u shpëtuan nga rrënojat në Kahramanmaras 198 orë pas tërmetit, vazhdon në një prej spitaleve turke. Vëllezërit thonë se ata mbijetuan duke përzier urinën e tyre me proteinat pluhur dhe duke i pirë.

“Ne u uritem ditë pas dite, ishim shumë të etur. Mundësia e fundit ishte proteina”, thote Muhammet Enesi i cili ka thënë se qëndroi krah për krah me vëllanë e tij nën rrënoja, shkroi CNNTurk.

“Kur nuk kishte ujë, e kemi përzier pluhurin me urinë dhe e pimë”.

Duke deklaruar se ata mbijetuan në këtë mënyrë, Abdulbakiu shtoi: “Fatmirësisht, çanta e vëllait ishte afër. Më tha se brenda kishte proteina pluhur. Nëse një person normal pi 3 litra ujë, kur pi proteina pluhur ai duhet të pijë 6 litra ujë”.

“Nuk kishte ujë kështu që e përzimë urinën në pluhur. Pritëm një ditë dhe më pas na u deshtë ta pinim. Familja jonë është mirë”. /koha

Related posts

Myftiu Tërnava dhe kryetari i Dijanetit, Ali ef. Erbash, vizituan Gjilanin

admin

Marijuana, drogë më pak e rrezikshme në SHBA? Ja kur pritet të merret vendimi për riklasifikimin e lëndës narkotike

admin

A po kërkon Rusia ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë?

RTI