RTV AHIRETI
Shëndetësi

Dylli i bletës me vlera të rralla kurative

dylli-i-bletes-me-vlera-te-rralla-kurative

Jo vetëm mjalti e qumështi i saj, por edhe dylli që prodhohet nga bletët është plot vlera jetësore për organizmin.

Çdo gjë që prodhon bleta është bekim për shëndetin. Sigurisht, dashamirësit e ushqimeve dhe përbërsve natyralë, admirojnë bletët dhe punën e tyre. Mjalti mbetet prodhimi më i njohur i bletëve falë vlerave që ai ka për shëndetin dhe kujdesin për lëkurën.

Megjithatë, bletët prodhojnë edhe një substancë tjetër shumë miqësore me lëkurën siç është dylli. Ky i fundit njihet për vlerat befasuese në të mirë të lëkurës, përfshirë aftësinë për zbutjen dhe qetësimin e saj.

Fakte interesante për dyllin e bletëve

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org bletët prodhojnë një dyll natyral që sekretohet nga gjëndrat në ndodhen në zonën anësore të trupit të tyre.

Ato e heqin dyllin, e përtypin dhe më pas e vendosin në hoje.

Dylli forcohet gradualisht duke formuar një shtresë mbrojtëse për rritjen e bletëve dhe ruajtjen e mjaltit.

Kjo substancë e forcuar ofron jo vetëm mbrojtje fizike por i mban hojet të sigurta nga infeksionet dhe ndotësit e tjerë.

Vlerat shëndetsore të dyllit të bletëve

Dylli i bletës është përdorur prej shekujsh, kryesisht për përgatitjen e qirinjve.

Në fakt, qirinjtë e formuar me dyll bletësh janë më të shëndetshëm se produktet e tjerë toksikë. Egjiptianët e lashtë e përdornin dyllin e bletës për formimin e bojës për krijimet e tyre artistike.

Shkencëtarët po studiojnë aftësinë e dyllit të bletës për uljen e kolesterolit, zbutjen e dhimbjes dhe trajtimin e problemeve me tretjen.

Një studim i vitit 2007 zbuloi se një variant më i pastër i dyllit të bletës i pasur me antioksidantë mundet të mbrojë mëlçinë.

Vlerat për lëkurën

Industria e kozmetikës e admiron dyllin e bletës sepse është një produkt natyral dhe i pastër nga toksinat që ushqen lëkurën.

Dylli shërben për t’i bërë kremërat më të dendur dhe më të lehtë për tu shpërndarë në lëkurë.

Vlerat më të mëdha të dyllit të bletës:

Mbrojtja: Kur vendoset në lëkurë, dylli formon një shtresë mbrojtëse kundër ndotësve mjedisorë duke ruajtur lagështinë dhe pakësuar thatësinë e lëkurës. Kjo është arsyeja përse dylli përdoret në produktet për zbutjen e buzëve. Në dallim nga produktet e tjera, dylli nuk e “mbyt” lëkurën dhe nuk bllokon poret.

Ushqyerja : Dylli i bletës përthith molekulat e ujit dhe e mban lëkurën të ushqyer dhe hidratuar. Vitamina A: Dylli i bletës është një burim i mirë i kësaj vitamine dhe ndihmon në pastrimin dhe rigjallërimin e lëkurës.

Aroma: Kimikatet e rënda nuk janë të domosdoshëm për tu dhënë aromë të mirë produkteve të ndryshme. Produktet natyralë janë po aq efikasë. Dylli i bletës ka aromën natyrale të mjaltit dhe preferohet në prodhimin e sapunëve apo parfumëve.

Për lëkura të ndjeshme: Nëse vuani nga kruarjet e lëkurës së thatë, apo nga lëkura e ndjeshme atëherë përdorni dyllin e bletës. Ai mund të tolerohet edhe nga njerëzit që vuajnë nga alergjitë ose nga ata me lëkurë me tendenca alergjike.

Related posts

Sa % rrezikon gjumi i shkurtër shëndetin?

admin

​Tetë sëmundje që kanë simptoma të ngjashme me gripin, por nuk janë

admin

Ekspertët zbulojnë çfarë është pushi në lëkurën e pjeshkëve

rezart morina