RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dyshohen për spiunazh te Serbia: Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit

dyshohen-per-spiunazh-te-serbia:-nje-muaj-paraburgim-per-dy-te-dyshuarit

Dy të dyshuarit e arrestuar për spiunazh do të qëndrojnë në paraburgim për 30 ditë. Kështu është vendosur nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi janë arrestuar një ditë më parë nën dyshimin se janë marrë me aktivitete të spiunazhit.

Gjatë ditës, Prokuroria kishte dorëzuar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.

Sipas PSRK-së, dy të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Spiunazhi” nga neni 124, par. 3 të Kodit Penal, ndërkaq i pandehuri M.Q. ka kryer edhe veprën tjetër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal, si dhe ekziston dyshimi se të pandehurit kishin për t’i kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës e Republikës së Kosovës (PSRK) të mërkurën njoftoi se pas zhvillimit të hetimeve disamujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi kosovare, B.Sh dhe M.Q., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.

Policia e Kosovës (PK) përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se në shtëpitë e dy të dyshuarve që u arrestuan të mërkurën për spiunazh, u gjetën dhe sekuestruan dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë, municione, maska, gasmaska ushtarake dhe shumë dëshmi të tjera.

Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarve erdhi pasi në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Prokurorinë speciale, janë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për spiunazh.

Related posts

Vriten dy ushtarë izraelitë në Bregun Perëndimor

admin

Luftime të ashpra në Ukrainë, dronët rusë godasin qytetin Krivi Rih

rezart morina

Zelensky u kërkon udhëheqësve botërorë të konfirmojnë pjesëmarrjen në konferencën për paqen në Ukrainën

RTI