Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një raport të ri të “FDI Intelligence”, nga Financial Times.
Ky raport tregon se Kosova renditet e dyta në Evropë dhe e pesta në të gjithë botën, për tërheqje të nivelit më të lartë të IHD-ve në raport me PBB-në.
Kurti tregoi se sipas këtij raporti “Kosova renditet e 4-ta në botë për përmirësim nga viti në vit nga viti 2022 në 2023”.
“Një dëshmi më shumë se progresi demokratik dhe ekonomik në Kosovë ecin paralelisht, duke e bërë vendin tonë një destinacion lider për investitorët e huaj”, shkroi Kurti në platformën “X”. /teve1