RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTeknologji

Edhe Austria ndalon TikTok-un në pajisjet qeveritare

edhe-austria-ndalon-tiktok-un-ne-pajisjet-qeveritare

Zyrtarët qeveritarë dhe politikanët federalë në Austri do të duhet të fshijnë aplikacionin e shpërndarjes së videove TikTok nga telefonët e tyre të dhënë nga qeveria, pasi Vjena synon të ndalojë firmën operuese kineze të aksesojë të dhënat e ndjeshme.
Ministri i Brendshëm, Gerhard Karner u tha gazetarëve se për zyrtarët dhe politikanët në nivel shtetëror dhe bashkiak u dha një rekomandim që gjithashtu të ndalonin përdorimin e aplikacionit për qëllime zyrtare.
Ai vazhdoi të pohonte se politikanët dhe zyrtarët ishin të lirë të vazhdonin përdorimin e aplikacionit privatisht.
Me këtë lëvizje, Austria i bashkohet Australisë, Kanadasë, Britanisë së Madhe dhe Komisionit të BE-së, të cilët më parë lëshuan rregullore të ngjashme për sektorin publik.
TikTok operohet nga kompania kineze e teknologjisë Bytedance, e cila nuk është në pronësi të shtetit.
Megjithatë, kritikët theksojnë se Partia Komuniste dhe autoritetet në Kinë teorikisht janë në gjendje të ushtrojnë ndikim në kompanitë e internetit dhe të kenë akses në të dhënat e tyre. /atsh

Related posts

Ministria kundër kërkesës për largimin nga puna të mësueses me mbulesë

admin

Polonia kërkon ndihmë nga shtetet e NATO-s për të patrulluar kufirin me Bjellorusinë

admin

Largohet nga puna veç pse po agjëronte

RTI