Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u ka bërë thirrje të rejave që të aplikojnë për t’u bërë ushtare të FSK-së.
Nëpërmjet një videoje të postuar në Facebook, ai thotë se beson thellësisht se si burrat, edhe vajzat e gratë e duan atdheun dhe janë në gjendje të luftojnë e të vdesin për të.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë multietnike, me element përbashkues vullnetin për t’i shërbyer atdheut, përtej dallimeve gjinore e kulturore është forcë për të qëndruar gjithmonë stoik në mbrojtje të sovranitetit territorial e të jetës së qytetarëve. Ne besojmë thellësisht se si burrat, edhe vajzat e gratë e duan atdheun dhe janë në gjendje të luftojnë e vdesin për të, siç e kanë dëshmuar fuqishëm në të gjitha periudhat e historisë sonë të lavdishme. Andaj, ftoj të rejat që të aplikojnë për tu bërë ushtare të FSK-së, si forma më fisnike për t’i shërbyer Kosovës”, ka shkruar Maqedonci
The post “Edhe gratë vdesin për atdhe”, Maqedonci fton të rejat t’i bashkohen FSK-së first appeared on Radio Televizioni Iliria.