Edhe një ditë ka kohë që partitë të dërgojnë kërkesën për mocionin e shpërndarjes së Kuvendit. Mirëpo, tri partitë opozitare të Kosovës ende nuk janë në një vijë për zgjedhje të parakohshme.
Prej PDK-së thonë se e kanë kryer punën, e AAK-ja thotë se do të ketë ndryshim nëse LDK-ja bën ndonjë hap në këtë drejtim.
Vetëm edhe një ditë ka kohë që në Kuvendin e Kosovës të vijë kërkesa zyrtare për mocionin e shpërndarjes së Kuvendit.
Mirëpo, partitë opozitare ende nuk po lëvizin në një linjë për zgjedhje të parakohshme të vendit.
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa po thotë se këtë vendim e kanë në dorë dy partitë e tjera, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Pasi ai thotë se PDK-ja e ka kryer punën e saj.
E deputeti i AAK-së, Pal Lekaj thekson se vendimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mund të lëvizë nëse ndryshon mendim edhe LDK-ja.
Deri në këtë periudhë, nga PDK-ja po kërkojnë mocion për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës, ndërsa LDK-ja dhe AAK-ja nuk janë pro kësaj ideje duke përsëritur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të tërhiqet dhe pastaj të bëhet shpërndarja, derisa nga VV-ja thonë se janë pro zgjedhjeve të parakohshme nëse partitë opozitare janë të një linje dhe jo të ndara.
Rrjedhimisht, nëse nuk ka kërkesë për shpërndarje të Kuvendit deri të premten, proceduralisht nuk mund të ketë zgjedhje të parakohshme në fund të qershorit apo në fillim të korrikut.
Por, PDK është shprehur e prerë në vendimin e saj që nëse Kuvendi nuk shpërbëhet në qershor, qeveria do duhej të vazhdoj mandatin e plotë deri në mars të vitit 2024.