Debutim ëndrrash për xhudisten Laura Fazliu në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Në tentimin e saj të parë në këtë ngjarje të madhe sportive, Fazliu ka zënë vend në podium.
Ajo e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë për të shënuar një kapitull të ri në karrierën e saj.
Në luftën për medalje, Fazliu e mposhti kroaten Katarina Krishto në kohën shtesë pasi kundërshtarja e saj mori tri dënime.
Fazliu ishte bartësja e tretë Laura ishte bartëse e tretë dhe kështu në xhiron e parë ishte e lirë. Në të dytën e mposhti kinezen Jing Tang për të vazhduar tutje.
Megjithatë, Fazliu u ndal në çerekfinale por mbeti në garë për medaljen e bronztë nëpërmjet repesazhit.
Në luftën e parë të repesazhit, Laura mposhti kanadezen Catherine Pinard, përpara se të siguroj vendin në podium me fitore ndaj kroates Krishto.
Me suksesin e Fazliut, Kosova tani ka siguruar dy medalje në Olimpiadën e Parisit dhe që të dyja në xhudo.
Para Fazliut, medalje ka fituar edhe Distria Krasniqi, e cila doli e argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë.
Në total, Kosova tani numëron pesë medalje olimpike në tri Olimpiadat e fundit dhe të gjitha i ka siguruar xhudoja.
Krahas të argjendtës dhe të bronztës të fituar në Paris, Kosova ka edhe tri medalje të arta, ku njëra erdhi në Brazil dhe dy të tjerat në Japoni.