RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Edhe pse gati një vit nga sulmi te’rrorist në Banjskë, Radojiçiq dhe te’rroristët e tjerë ende pa aktakuza

edhe-pse-gati-nje-vit-nga-sulmi-te’rrorist-ne-banjske,-radojiciq-dhe-te’rroristet-e-tjere-ende-pa-aktakuza

Po bëhet gati 1 vit që nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe akoma nuk ka aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Speciale për Radojiçiq dhe grupin të tij terrorist.

Njohësit e çështjeve juridike thonë se ky është një rast tejet kompleks andaj edhe kërkon kohë që të ngritët aktakuzë sa më profesionale ndaj tyre.
Ishte organizatori kryesor i sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Për të gjitha veprimet kriminale që u kryen atë ditë në veriun e vendit, Milan Radojiçiq e mori përgjegjësinë.

E ai tani ndodhet në Beograd, krejtësisht i lirë nga drejtësia.

Kur po bëhen gati 1 vit që nga sulmi terrorist, Prokuroria e Kosovës akoma nuk ka ngritur aktakuzë për të si dhe për terroristë e tjerë në rastin e Banjskës.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se ky është një rast tejet kompleks, andaj edhe po merr më shumë kohë.

Mirëpo, sipas tij pjesa më e rëndësishme është që kur ngritët aktakuza të jetë sa më profesionale.

“Në një rast kaq kompleks është e rëndësishme që kur të ngritët aktakuza të jetë sa më profesionale dhe kualitative që është e mbështetur në prova dhe dëshmi. Vetëm në këtë mënyrë të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje do ta merrnin dënimin e merituar”, tha Miftaraj.

Kurse avokati, Yll Zeka, tregon disa nga arsyet se pse po merr kohë për të ngritur aktakuzë për këtë rast.

“Ashtu siç ka njoftuar prokuroria speciale shumë prej provave tani më nuk gjenden në Kosovë sepse kanë kaluar në shtetet tjera për t’i ekzaminuar siç është në këtë rast shteti i Finlandës. Në raste të tilla prokuroria speciale nuk mund t’i shpejtoj procedurat në drejtim të këtyre shteteve për shkak ato kanë protokollet e tyre”, tha avokati Zeka.

Në disa raste kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë kritik ndaj Prokurorisë Speciale për mos ngritjen e aktakuzave ndaj Radojiçiqit the terroristëve të tjerë që vranë policin e Kosovës, heroin Afrim Bunjakun.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, pati deklaruar se ekstradimi i Radoiçiqit në Kosovë është i pamundshëm, pasi të gjitha hetimet do të kryhen prej gjykatave vendase.

Ndërkaq, nga komuniteti ndërkombëtar kanë bërë thirrje vazhdimisht që të zbardhet ky rast dhe që fajtorët të përballen me drejtësinë. /teve1

Related posts

OBSH bën thirrje për ‘veprim të menjëhershëm’ kundër shurupeve të falsifikuara: Më shumë se 300 vdekje të fëmijëve

admin

Ukraina: Mbi 260 mijë rusë të vrarë që nga fillimi i luftës

admin

Izraeli fillon ndërtimin e murit 45 kilometra në Bregun Perëndimor

admin