Kryetarja e Komiteti Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), Mirjana Spoljaric Egger, ka deklaruar se viti 2023 u regjistrua si viti më vdekjeprurës për punonjësit e ndihmës humanitare, ndërsa viti 2024 mund të jetë një vit edhe më vdekjeprurës, transmeton Anadolu.
Egger ka publikuar një mesazh me rastin e 19 gushtit, Ditës Botërore të Ndihmës Humanitare.
Duke rikujtuar se viti i kaluar është regjistruar viti më vdekjeprurës për punonjësit e ndihmave humanitare në aspekt global, Egger vuri në dukje se edhe viti 2024 mund të jetë më vdekjeprurës për punonjësit e ndihmës humanitare.
Ajo theksoi se konfliktet e armatosura që dëmtojnë ose vrasin civilët, duke përfshirë punonjësit e ndihmës humanitare dhe personelin mjekësor janë shtuar tragjikisht.
“Është e papranueshme që të përballen me një rrezik të tillë civilët ose ata që janë përkushtuar t‘i ndihmojnë. Kur punonjësit e ndihmës humanitare sulmohen, gjithashtu edhe civilët i vuajnë pasojat e kësaj, sepse përpjekjet e ndihmës pengohen nga përkeqësimi i kushteve të sigurisë”, tha Egger.
Duke vënë në dukje se stafi dhe vullnetarët e Lëvizjes së Gjysmëhënës së Kuqe të Kryqit të Kuq punojnë çdo ditë në vijën e parë të konfliktit, Egger tha se është e patolerueshme që këta persona të vihen në shënjestër.
“Vetëm në 2023-2024, janë vrarë 6 dhe janë plagosur 14 punonjës të ICRC-së”, tha Egger.
Kombet e Bashkuara (OKB) kanë njoftuar se 280 punonjës të ndihmave u vranë në mbarë botën vitin e kaluar dhe se 2023 ka qenë viti më vdekjeprurës i regjistruar për komunitetin global humanitar.
The post “Edhe viti 2024 mund të jetë më vd’ekjeprurësi për punonjësit e ndihmës humanitare” first appeared on Radio Televizioni Iliria.