Ushtria egjiptiane njoftoi se një ushtar u vra nga të shtënat në afërsi të kufirit me Rripin e Gazës, duke shtuar se incidenti po hetohet, transmeton Anadolu.
“Forcat e Armatosura egjiptiane po kryejnë një hetim nga autoritetet kompetente në lidhje me incidentin e të shtënave në zonën kufitare në Rafah, që çoi në martirizimin e një prej personelit përgjegjës për sigurinë”, tha një zëdhënës ushtarak në një deklaratë.
Zëdhënësi, megjithatë, nuk akuzoi asnjë pale në lidhje me të shtënat.
Ushtria izraelite më herët gjatë ditës njoftoi se një shkëmbim zjarri kishte ndodhur me forcat egjiptiane në pikën kufitare Rafah midis Egjiptit dhe Gazës.
“Disa orë më parë, ndodhi një incident me të shtëna në kufirin e Egjiptit. Incidenti është nën hetim. Dialogu po zhvillohet me palën egjiptiane”, njoftoi ushtria në një deklaratë.
Nuk raportohet për të lënduar në mesin e ushtarëve izraelitë.
Kanali izraelit 12, nga ana e tij, e përshkroi incidentin e të shtënave si “të pazakontë”.