Sot po ashtu per nder te 25 vjetorit te pavaresis se Kosoves prezent janë edhe shumë miq të Kosovës të cilët në kohën e luftës dhanë kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi. Ndër ta është edhe ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker.
Walker është përshëndetur me qytetarë të shumtë në sheshet e Prishtinës të cilët kishin dalë për të ndjekur nga afër parakalimin e FSK-së dhe Policisë.
Përshëndetje të ngrohta nga qytetarët pati edhe për presidenten Vjosa Osmani dhe presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. /Telegrafi/
The post Emocione dhe solidaritet – Walker, Osmani e Begaj takime të ngrohta me qytetarët first appeared on Radio Televizioni Iliria.