Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka shpallur një epidemi poliomielit në të gjithë enklavën palestineze, duke fajësuar ofensivën shkatërruese ushtarake të Izraelit për përhapjen e virusit vdekjeprurës.
Në një deklaratë në Telegram, ministria të hënën tha se situata “paraqet një kërcënim shëndetësor për banorët e Gazës dhe vendeve fqinje” – shenja më e fundit e një emergjence të shëndetit publik të përkeqësuar të shkaktuar nga lufta e Izraelit në territorin e rrethuar.