Në qytetin e Samarkandit në Uzbekistan është duke u zhvilluar Samiti i 22-të i Organizatës për Bashkëpunim i Shangait.
Turqia përpiqet të forcojë marrëdhëniet me Azinë në çdo fushë, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në fjalimin e tij në Samitin e 22-të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.
Siç u shpreh presidenti Erdoğan, Turqia do të rrisë bashkëpunimin me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait në një nivel më të lartë me përpjekje të përbashkëta.
Mes të tjerash, ai foli edhe për eksportin e grurit nga Ukraina.
“Në këtë kontekst, ne po bëjmë përpjekje intensive që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më parë përmes diplomacisë. Ne jemi në bashkëpunim produktiv me Kombet e Bashkuara dhe palët për sa u përket dërgesave të drithit ukrainas në Detin e Zi. Ne gjithashtu bëjmë përpjekje të sinqerta për të shpërndarë drithë për ata që kanë më shumë nevojë, veçanërisht për vëllezërit dhe motrat tona në Afrikë”, tha presidenti Erdoğan.
Ndryshe, presidenti dje ka udhëtuar për Uzbekistan për të marrë pjesë në Samitin e 22-të të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait. Gjatë qëndrimit në Samarkand, ai sot ka zhvilluar takim me dyer të mbyllura me homologun e tij kinez Xi Jinping. /trt