RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan me rastin e 22-vjetorit të themelimit të AK Partisë: Askush nuk mund të përçajë Turqinë

erdogan-me-rastin-e-22-vjetorit-te-themelimit-te-ak-partise:-askush-nuk-mund-te-percaje-turqine

Presidenti turk dhe lideri i AK Partisë, Recep Tayyip Erdoğan, publikoi një video-mesazh të veçantë me rastin e 22-vjetorit të themelimit të AK Partisë në pushtet, transmeton Anadolu.

Erdoğan theksoi se AK Partia është formuar me qëllim që t’i shërbejë shtetit dhe kombit si një lëvizje politike, e lindur nga zemra e vetë popullit.

Ai shtoi se në jetën politike kanë hyrë me dëshirën dhe premtimin se “në Turqi asgjë më nuk do të jetë si më parë”.

Presidenti turk përkujtoi se AK Partia ishte e para në të gjitha zgjedhjet në vend në vitet e kaluara dhe shprehu mirënjohjen e tij për çdo individ të kombit turk, i cili, siç tha ai, ka qëndruar gjithmonë përkrah luftës dhe misionit të AK Partisë për t’i shërbyer gjithë Turqisë.

Erdoğan gjithashtu theksoi se AK Partia gjatë viteve të fundit ka realizuar projekte të shumta të rëndësishme në mbarë Turqinë që kanë rritur mirëqenien e qytetarëve.

“Kjo është arsyeja më e rëndësishme për suksesin tonë në të gjitha zgjedhjet”, shtoi Erdoğan.

Ai rikujtoi se Turqia është duke luftuar organizatat terroriste, si PKK, FETO dhe DEASH.

“Gjithashtu ishim në dijeni edhe për lojërat e ndyra kundër ekonomisë sonë nga qarqe që nuk mund të na kontrollonin politikisht dhe të nxisnin njerëzit e vendit tonë kundër njëri-tjetrit. Falë ndihmës së Allahut dhe unitetit dhe solidaritetit të popullit tonë, ne i kaluam të gjitha këto sfida me ndërgjegje të pastër”, tha Erdoğan.

Presidenti Erdoğan shtoi se janë ende të ekspozuar ndaj sulmeve dhe sfidave të ndryshme.

“Ne po përballemi me sfida, por falë Zotit, kemi mundësi shumë më të mëdha përpara nesh. Turqia, e cila ka kaluar me sukses kaq shumë teste, askush nuk do të jetë në gjendje ta përçajë me disa plane kalimtare, ta devijojë atë nga kursi i saj dhe të ndalojë aktivitetet e saj”, theksoi Erdoğan.

AK Partia u themelua më 14 gusht 2001.

Related posts

Donald Trump paralajmëron Mark Zuckerberg: Nëse “Meta” ndërhyn në zgjedhje, do e kalosh pjesën tjetër të jetës në burg

admin

Analiza e REL: Çfarë do të thotë për Putinin këmbimi i të burgosurve me Perëndimin?! Pse u mor tani ky vendim?

admin

OKB: Mbi 1 milion njerëz në Gaza përballen me pasigurinë ekstreme ushqimore

admin