RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan në një vizitë dyditore në Serbi, pritet nga Vuçiq

erdogan-ne-nje-vizite-dyditore-ne-serbi,-pritet-nga-vuciq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të presë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Serbi më 6 dhe 7 shtator.

Së fundmi ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ishte në Beograd në hapjen e samitit të iniciativës “Ballkani i Hapur”, kur njoftoi se Erdogan do të vizitojë Serbinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Kroacinë.

Çavusoglu tha se për Turqinë ka dy sfida në këtë rajon.

“E para është kriza politike në Bosnje dhe Hercegovinë dhe sfida e dytë është dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ai. /klankosova

Related posts

Subvencionimi i teksteve shkollore, nëntë kandidatë për ekspertë në Komisionin Hetimor

RTI

Situatë dramatike, Bullgaria tërheq ambasadorin nga Maqedonia e Veriut

admin

Zgjedhjet për në Parlamentin Europian, Emma Bonino: Ja pse mbështes kandidaturën e shqiptarit Muharrem Salihut për eurodeputet

admin