RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan përsërit vendosmërinë për të rindërtuar rajonin e goditur nga tërmeti – VIDEO

erdogan-perserit-vendosmerine-per-te-rindertuar-rajonin-e-goditur-nga-termeti-–-video

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, është zotuar për të rindërtuar rajonin jugor të vendit, që u trondit nga dy tërmeti të fuqishëm dhe si pasojë humbën jetën mbi 50 mijë njerëz, raporton Anadolu.

“Ne do t’i ngremë qytetet tona për një kohë të shkurtë dhe do të sigurohemi që njerëzit tanë të shohin të ardhmen me shpresë”, tha presidenti Erdoğan, në një darkë iftari të organizuar në Ankara me ligjvënësit dhe viktimat e tërmetit.

Erdoğan tha se Turqia brenda një viti planifikon të ndërtojë mjaftueshëm ndërtesa për nevojat e viktimave të tërmetit, duke shtuar se 319 mijë shtëpi do të ndërtohen gjatë asaj periudhe.

“Qytetarët tanë, shtëpitë e të cilëve u janë kthyer në të papërdorshme, na janë besuar neve derisa t’u dorëzohen vendbanimet e tyre të përhershme”, shtoi Erdoğan.

Më 6 shkurt, dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca turke, si pasojë u prekën afër 14 milionë njerëz në Turqinë jugore, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.

Related posts

BE-ja do që Bashkësia Politike Evropiane të forcohet dhe të mos zhduket

RTI

SHBA-ja do të dërgojë ndihmë shtesë ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën

admin

Turqia miraton ofertën e Finlandës për të hyrë në NATO

admin