RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan shpreson për zgjatjen e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi

erdogan-shpreson-per-zgjatjen-e-marreveshjes-se-grurit-te-detit-te-zi

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan shprehu të premten shpresën se palët në marrëveshjen e drithit të Detit të Zi do ta zgjasin marrëveshjen afati i së cilës do të skadojë të hënën.

“Ne po përgatitemi të presim (presidentin rus Vlladimir) Putin në Turqi në gusht. Ne jemi të të njëjtit mendim për zgjerimin e korridorit të grurit të Detit të Zi. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i dërgoi një letër Putinit. Shpresoj që me këtë letër të sigurojmë zgjerimin e marrëveshjes së korridorit të drithit me përpjekjet e përbashkëta,” u tha Erdoğan gazetarëve pas lutjeve të së premtes në Istanbul.

Një vit më parë, Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbull për të rifilluar eksportet e grurit nga tri porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat ishin ndërprerë pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Një qendër e përbashkët koordinimi u krijua në Istanbul me zyrtarë nga të tria vendet dhe OKB-ja për të mbikëqyrur dërgesat.

Anija e parë që transportonte grurë sipas marrëveshjes historike u nis në gusht nga porti ukrainas i Odesës.

Turqia, e vlerësuar ndërkombëtarisht për rolin e saj unik ndërmjetësues midis Ukrainës dhe Rusisë, i ka bërë vazhdimisht thirrje Kievit dhe Moskës t’i japin fund luftës me anë të negociatave.

Zyrtarët rusë kanë lënë të kuptohet fuqishëm se këtë muaj ata mund të bllokojnë zgjatjen e marrëveshjes së grurit, duke u ankuar se pjesë të marrëveshjes për të lejuar eksportet ruse kanë mbetur të paplotësuara.

Related posts

Koreja e Veriut dislokon 250 raketahedhës në kufi, Kim Jong Un: Forca e ushtrisë sonë duhet të vazhdojë të përmirësohet

admin

Rritet numri i lindjeve të parakohshme

admin

Shiu i krimbave mbush me insekte të gjalla makinat e trotuaret në Kinë

rezart morina