RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan takohet me presidentin e Kinës në Astana

erdogan-takohet-me-presidentin-e-kines-ne-astana

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është takuar me presidentin e Kinës, Xi Jinping, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan u takua me presidentin kinez Jinping në kuadër të takimeve në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, ku ndodhet për Samitin e 24-t të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura për median në Pallatin e Pavarësisë në të cilin mbahet samiti.

Në takim të pranishëm ishin edhe ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar dhe ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Şimşek.

Related posts

Macron: Mbështetem te Kina për ta sjellë në vete Rusinë

rezart morina

Zjarrfikësit francezë në luftë me flakët, mbi 10.000 të evakuuar deri më tani

admin

Gërvalla takoi ambasadorin Hovenier, diskutojnë për ngjarjet aktuale

admin6