Presidenti Erdoğan i kërkoi Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që të rekomandojë menjëherë përdorimin e forcës në Gaza, ngjashëm me rezolutën 1950-tës “Bashkimi për paqen”, e cila i mundësoi Asamblesë të japë rekomandime për vendet e OKB-së për masa kolektive për sigurinë ndërkombëtare, në rast të mosveprimit të Këshillit të Sigurimit si rezultat i mungesës së unanimitetit midis pesë anëtarëve të përhershëm.
Ai poashtu i bëri thirrje botës islame që të reagojnë ndaj zhvillimeve në Palestinë dhe Liban, duke thënë: “Vendet islame duhet t’i japin përgjigjen më të fortë shtypjes në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Liban. Si muslimanë, duhet ta udhëheqim botën në parandalimin e padrejtësive”.
Ai tha se “të ngrihesh për Palestinën dhe Libanin, do të thotë të ngrihesh për njerëzimin, paqen dhe kulturën e bashkëjetesës së besimeve të ndryshme”.
“Një grusht sionistësh radikalë, të verbuar nga gjaku, urrejtja, po i vënë zjarrin rajonit dhe gjithë botës. Ne kurrë nuk do të pranojmë këtë mizori dhe barbarizëm”, deklaroi Erdoğan ndër të tjera.