RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Turqia e shqetësuar nga rritja e diskursit dhe veprimeve anti-islamike në Evropë – VIDEO

erdogan:-turqia-e-shqetesuar-nga-rritja-e-diskursit-dhe-veprimeve-anti-islamike-ne-evrope-–-video

Retorika dhe veprimet anti-islamike në rritje në Evropë, veçanërisht në vendet skandinave, përbëjnë shqetësim për Turqinë, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu.

“Ne jemi të shqetësuar nga retorika dhe veprimet anti-islamike në rritje në Evropë, veçanërisht në vendet skandinave”, tha Erdoğan në një intervistë televizive në Ankara, duke iu referuar sulmeve të fundit ndaj Kuranit në Suedi, Danimarkë dhe Holandë.

Turqia pret “hapa të sinqertë nga Suedia në luftën kundër islamofobisë”, tha ai.

“Ne presim që Suedia dhe Finlanda të përmbushin plotësisht zotimet e tyre nga memorandumi trepalësh”, tha Erdoğan, duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar qershorin e kaluar midis Turqisë dhe dy shteteve nordike për anëtarësimin e tyre në NATO.

Duke e cilësuar memorandumin e mirëkuptimit një “udhërrëfyes”, ai tha se është thelbësore që vendet të përmbushin premtimet e tyre, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit.

Kërkimi i faljes nga Suedia nuk do t’i rregullojnë çështjet, tha ai, duke shtuar se vendi është bërë “një strehë e sigurt për organizatat terroriste”.

Duke folur për luftën në Ukrainë, Erdoğan tha: “Nuk mund të them se dërgimi i tankeve në Ukrainë mund të jetë element i një zgjidhjeje. E gjithë kjo është e rrezikshme dhe nga kjo përfitojnë vetëm baronët e armëve”.

Presidenti Erdoğan pohoi se do të vazhdojë bisedimet me liderët e Rusisë dhe Ukrainës për të gjetur një mënyrë për të siguruar një paqe të qëndrueshme.

Ai tha se Turqia synonte që drithi, por edhe plehrat nga Ukraina dhe Rusia, të dërgohen në vendet e varfra pa asnjë përfitim, pasi, sipas tij, “politikat e Turqisë janë më të mëdha se Turqia”

“Tani jemi një fuqi rajonale efektive. Përpjekja jonë aktuale është të bëhemi një fuqi globale”, tha Erdoğan.

Në lidhje me tensionet me Greqinë, ai tha se Turqia “nuk do të qëndrojë spektatore ndërsa Greqia ndërmerr veprime që kërcënojnë sigurinë e saj”, duke u zotuar se Ankaraja “do të përgjigjet ligjërisht dhe në terren”.

Qëndrimi i fundit i Greqisë ndaj Turqisë është kundër frymës së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe aleancës së NATO-s, tha ai.

Ai përsëriti se Athina po armatos ishujt në Mesdheun Lindor në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Erdoğan tha se shprehja “Shekulli i Turqisë” është emri i një periudhe kur Turqia do të bëhet një nga vendet lidere me fuqinë dhe të arriturat që i ka realizuar në kohën e fundit.

Related posts

OKB: Mund të nevojiten 14 vjet për ta pastruar Gazën nga mbeturinat

admin

Osmani ndan mirënjohje për studentët e Juridikut që dolën të tretët në garën prestigjioze

rezart morina

Rënie e madhe e çmimit të gazit në Europë, por krizës nuk i ka ardhur fundi

rezart morina