RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Erdoğan: Turqia nuk do ta harrojë kurrë solidaritetin e botës turke pas tërmeteve

erdogan:-turqia-nuk-do-ta-harroje-kurre-solidaritetin-e-botes-turke-pas-termeteve

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia do ta kujtojë gjithmonë mbështetjen e paçmuar të dhënë nga të gjitha kombet turke pas tërmeteve të muajit të kaluar, raporton Anadolu.

“Nuk do ta harrojmë kurrë solidaritetin dhe unitetin e shfaqur nga bota turke pas katastrofës”, tha Erdoğan në fjalën e tij përmbyllëse në samitin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Shteteve Turke (OTS) që u mbajt në Ankara.

Në samit morën pjesë presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, presidenti i Kirgistanit, Sadyr Japarov, presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ersin Tatar, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, si dhe kreu i Këshillit Popullor të Turkmenistanit, Gurbanguly Berdimuhamedov.

“Vendet e Organizatës së Shteteve Turke ishin ndër miqtë tanë që iu përgjigjen më shpejt thirrjes sonë për ndihmë, morën veprimet më të shpejta dhe ndanë dhimbjen tonë”, tha Erdoğan.

Ai shtoi se solidariteti dhe mbështetja e tyre do të vazhdojë derisa Turqia po punon për të tejkaluar ndikimin e fatkeqësisë dhe për të shëruar plagët e popullit tonë.

Presidenti turk përsëriti zotimin e tij për të rindërtuar sa më parë rajonin jugor të goditur nga tërmeti.

Ai tha se qeveria planifikon të vendosë 100 mijë kontejnerë deri në muajin maj, të cilat do të sigurojnë që “gjysmë milioni viktima të tërmetit të mund të strehohen në kushte të mira”.

Më 6 shkurt, dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca turke, duke marrë jetën e afër 50 mijë personave.

Mbi 13.5 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga dy tërmetet shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.

Related posts

10 të vdekur, përfshirë 5 fëmijë, nga zjarri në një ndërtesë banimi në Francë

admin

Shefat e mbrojtjes së SHBA-së dhe Iz’raelit diskutojnë për zhvillimet rajonale të sigurisë

rezart morina

Von der Leyen: KE dëshiron të kufizojë të ardhurat e kompanive që përfitojnë nga kriza energjitike

admin