Presidenti turk përgëzoi Marokenët që u bënë skuadra e parë afrikane që kualifikohet në gjysmëfinale.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shkroi në Twitter për të uruar skuadren e ashtuquajtur Luanët e Atlasit “Atlas Lions” të Marokut për fitoren në ndeshjen e së shtunës kundër Portugalisë dhe kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës FIFA.
Në një postim në Twitter në arabisht, Erdogan shkroi: “I ofroj urimet e mia të përzemërta kombëtares marokene, e cila është skuadra e parë afrikane që arrin në gjysmëfinale të Kupës së Botës, dhe gjithashtu përgëzoj të gjithë vëllezërit tanë marokenë për këtë arritje. ”
Performanca mahnitëse e Marokut në Kupën e Botës këtë vit i dha skuadrës një seri fitoresh kundër skuadrave Spanjë, Belgjikë dhe tani Portugali.
Skuadra u kualifikua në raundin e 16-të në krye të grupit të tyre, dhe pasi fitoi kundër Spanjës 3-0 në penallti, dhe 1-0 kundër Portugalisë, është skuadra e parë arabe dhe afrikane që kualifikohet ndonjëherë për në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.
Në ndeshjen e së shtunës, Luanët e Atlasit kanë dëshmuar se janë një armik i vendosur, pasi kanë shmangur me sukses sulmet e shumta nga skuadra e Portugalisë.
Portieri i Marokut, Yassine Bounou, vodhi sërish vëmendjen, duke fituar titullin Lojtari i ndeshjes për herë të tretë në turne. Lojtari theu një tjetër rekord pasi ai është aktualisht portieri i vetëm afrikan që mban portën e paprekur në një turne të vetëm të Kupës së Botës. /mesazhi
الف الف الف تريليون مبرك الابطال الاسود منتخب المغرب سطروا التاريخ الكروي الكل العرب
بالعزيمه والاسرار تم الانتصار واحد المغرب البرتقال صفر#المغرب_البرتغال pic.twitter.com/ndyhua2Vmt— سعيد آل صمع (@sma059) December 10, 2022