RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Escobar: Korrupsioni është një problem i madh për Ballkanin Perëndimor

escobar:-korrupsioni-eshte-nje-problem-i-madh-per-ballkanin-perendimor

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pretendon se korrupsioni është një problem madhor në këtë rajon.

Uashingtoni dëshiron ta shohë rrugën evropiane të hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, tha diplomati amerikan.

“Korrupsioni është një problem i madh në të gjithë rajonin. Jam i lumtur të shoh se gjatë procesit të anëtarësimit fokusi është në sundimin e ligjit si kusht për anëtarësim në BE”, tha Escobar në një intervistë për portalin e Maqedonisë së Veriut 360 Gradë.

Ai theksoi se ka edhe një arsye tjetër pse SHBA-të duan ta shohin të gjithë rajonin në Bashkimin Evropian.

“Çdo vend që u bashkua me BE-në është më i qëndrueshëm, më i avancuar dhe më i drejtë për sa i përket drejtësisë për qytetarët e tij”. Kjo është një arsye tjetër pse duam t’ju shohim në rrugën e anëtarësimit në Union”, tha Escobar.

Ai shtoi se së shpejti edhe disa persona nga Maqedonia e Veriut do të sanksionohen nga Shtetet e Bashkuara.

“Administrata e Presidentit Biden është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit, sepse ai përfaqëson korrozion për shoqërinë. Nuk mund të shpallim sanksione, por të jeni të sigurt se do të ketë”, tha Escobar.

Related posts

Jemenasit dënojnë sulmet e SHBA-së dhe Britanisë në mes të tensioneve në rritje

admin

Asambleja e OKB-së miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, ja sa vota mori pro

admin

Zelensky: Rusia do të humbasë së bashku me ata që e ndihmojnë atë – VIDFO

admin