RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Familja Hamawi e tmerruar nga dhuna e policisë gjermane: “Jemi të frikësuar” – VIDEO

familja-hamawi-e-tmerruar-nga-dhuna-e-policise-gjermane:-“jemi-te-frikesuar”-–-video

Siriani A. Hamawi, i cili ishte viktimë e racizmit dhe dhunës nga dy policë në Gjermani, thotë se ai dhe familja e tij janë ende të frikësuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Familja Hamawi mbajti një konferencë për shtyp me deputetin e Partisë së Majtë Ferat Koçak në Berlin, duke folur për tmerrin e përjetuar më 9 shtator në shtëpinë e tij.

A. Hamawi, të cilit policia i vuri prangat nga pas duke ushtruar dhunë dhe duke përdorur shprehje raciste në prani të gruas dhe fëmijëve, deklaroi se ngjarja që përjetuan nuk i largohet nga kujtesa.

“Jemi ende të frikësuar. Ende përjetojmë probleme me gjumin pas dhunës dhe racizmit me të cilët e përballëm. Fëmijët ende shqetësohen kur bie zilja e derës”, tha Hamawi.

Ai shpjegoi se u gjobit pasi u kap në tramvaj pa biletë dhe e pranoi dënimin.

“Megjithatë, edhe pse thamë se do ta paguanim gjobën kur të mbërrinin në shtëpi, ne iu nënshtruam dhunës”, tha ai.

Sipas tij, fëmijët janë prekur më rëndë nga ngjarja.

“Fëmijët tanë janë ende në shok. Ata ende bëjnë pyetje pas traumës që kanë përjetuar. Fëmijët tanë shkojnë në shkollë. Është e nevojshme të kuptojmë se si ndihet kur një baba që duhet t’i mbrojë fëmijët e tij shahet dhe shtrihet përtokë para fëmijëve të tij”, u shpreh Hamawi.

Ai tha se kanë bërë denoncim në prokurori pas incidentit dhe se duan që policët e përfshirë të japin përgjegjësi dhe të shkarkohen.

Ndërkaq, bashkëshortja Hamawi tha se videoja e plotë e ngjarjes është 30 minuta dhe se i gjithë materiali i është dorëzuar prokurorisë.

Ajo tha se policia në fillim nuk e kishte kuptuar që po xhironte.

“Ata e kuptuan që po filmoja kur burri ishte në tokë pasi ia vunë duart në pranga. Tre fëmijët tanë ishin në shtëpi dhe gjithçka ndodhi para tyre. Unë po filmoja, pastaj ia dhashë telefonin djalit tim për të paguar gjobën. Ai vazhdoi të filmonte”, tha ajo.

Deputeti i Partisë së Majtë Koçak tha se videon e ka shpërndarë në rrjetet sociale dhe se atë e kanë parë rreth 10 milionë njerëz.

Duke u shprehur se do të vazhdojnë të luftojnë racizmin institucional, Koçak tha se nuk do të heqin dorë nga ky proces.

Ndryshe, më 9 shtator në Berlin, dy oficerë policie shkuan në shtëpinë e sirianit A. Hamawi për mospagimin e gjobës dhe ushtruan dhunë joproporcionale ndaj tij në sy të tre fëmijëve të tij.

Sipas videos së arrestimit që u bë virale në rrjetet sociale, policia e shtrin Hamavi-n për tokë, ia lidh kyçet e duarve me pranga mbrapa dhe përdor dhunë, duke i thënë: “Ky është vendi im, ti je mysafir”; “Këtu do t’u bindesh rregullave të vendit tim”; dhe “Mbylle gojën, mos më bërtit dhe mos më prek, do të të fus në burg!”.

Policia e Berlinit deklaroi gjithashtu se ndaj dy policëve ka nisur një hetim nën dyshimin për ofendime ksenofobike.

Related posts

Kurti uron Starmer thotë se pret bashkëpunim me kryeministrin e ri britanik

rezart morina

Presidentja Osmani falënderon Pelosin për angazhimin dhe raportet e veçanta me Kosovën

admin

Ish-kreu i NATO-s dënon sulmin në Banjskë, Robertson: Siguria e Kosovës jashtëzakonisht e rëndësishme për Aleancën

admin