RTV AHIRETI
Shëndetësi

Farat e susamit, të gjitha arsyet për të ngrënë sa më shumë! Një prej tyre është dobësimi

farat-e-susamit,-te-gjitha-arsyet-per-te-ngrene-sa-me-shume!-nje-prej-tyre-eshte-dobesimi

Farat e susamit kanë shumë benefite. E dini që mund t’ju ndihmojnë edhe të dobësoheni? Janë një prej llojeve të farave për të cilat po flitet shumë dhe kudo së fundi. Arsyeja është: farat e susamit i bëjnë mirë shëndetit sepse janë të pasura me shumë elemente ushqyese të dobishme për organizmin. Të thjeshta për t’u gjetur, farat e susamit mund të konsumohen të gjalla siç janë ose të piqen dhe të përdoren në receta të ndryshme.

Përdoren në pjata vegane, sallata, nëpër bukë e prodhime brumi, në përgatitjen e humusit, në salca të ndryshme, në qofte, etj.

Çfarë është susami?

I kultivuar që në kohët e lashta, sidomos në Lindjen e Mesme dhe në disa zona të Afrikës, susami është një bimë ‘arborea’, kultivimi i së cilës u shtri më vonë edhe në vende të tjera. Tek këto bimë rriten fryte të vogla gjatësore në formën e bishtajave që kur piqen, nxjerrin jashtë farat aromatike. *Kuriozitet: pikërisht prej këtej rrjedh edhe shprehja e njohur ‘Hapu susam!’

Ekzistojnë dy lloje të farave të susamit: të bardha dhe të zeza. Të parat, të bardhat, janë më të thjeshta për t’u gjetur. Megjithatë, të dyja janë shumë të ngjashme për sa i përket vlerave ushqyese.

Vetitë e dobishme të farave të susamit

‘Mes shumë super ushqimeve që po përfliten sot, farat e susamit janë mes atyre më të dobishme’, shpjegon Neal D.Bernard, profesor i asc. pranë George Washtington University dhe autor i librit ‘Super ushqimet për mendjen’ për revistën Cosmopolitan. ‘Arsyeja? Janë të pasura me oligoelemente, kalcium, hekur, fosfor, fitosterole dhe antioksidantë perfektë për t’u integruar në rast mungese të këtyre elementeve.

Nëse kalciumi, hekuri dhe fosfori u bëjnë mirë kockave, energjisë fizike dhe funksioneve mendore, fitosterolet me të cilat farat e susamit janë të pasura, ulin nivelet e kolesterolit në gjak. Dhe ka akoma. Farat e susamit janë të pasura me antioksidantë, substanca që mund të neutralizojnë veprimin e radikaleve të lira, përgjegjëse për stresin dhe plakjen. Flokat dhe lëkura përfitojnë gjithashtu nga konsumi i farave të susamit, falë veprimit të bakrit i cili aktivizon një enzimë përgjegjëse për prodhimin e kolagjenit dhe elastinës.

Farat e susamit për dobësim

Mund të duket kontradiktore, pasi farat e susamit janë shumë vajore dhe për këtë arsye të pasura në yndyra, por janë perfekte edhe gjatë një diete dobësimi. Janë një alternativë e vlefshme e vajit në ‘dressings’ të ndryshme, por kanë edhe aftësi për të na mbajtur të ngopur për një kohë të gjatë falë fibrave dhe yndyrave. Për të mos e tepruar me yndyrat dhe kaloritë dhe për të përfituar nga vetitë ushqyese të tyre, doza e rekomanduar është dy lugë gjelle në ditë./neps.al

Related posts

Donanemab, ilaç me rezultate premtuese kundër Alzheimerit

admin

​Ushqimet që ndihmojnë më së miri në trajtimin e ftohjes

admin

Çaji i gjelbër ul rrezikun që të prekeni nga disa lloje të kancerit

rezart morina