Me 131 vota për dhe 29 kundër Asambleja Parlamentare ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ky është një hap shumë i rëndësishëm, por faza finale është në muajin maj në Komitetin e Ministrave.
Vlen të theksohet që nga themelimi, Komiteti i Ministrave nuk kishte marrë vendim ndryshe prej praj asaj që kishte ardhur si Opinion nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.
Komiteti i Ministrave është organ vendimmarrës, i përbërë nga Ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve anëtare ose përfaqësuesit e tyre të përhershëm diplomatikë në Strasburg.
Çka dihet për votat në Asamblenë Parlamentare?
Nga 29 vota kundër Kosovës, shtatë ishin nga Serbia dhe kjo ishte e pritshme, shtatë ishin nga Spanja, tre nga Hungaria, dy nga Bosnje Hercegovina, dy nga Qipro e një nga Mali i Zi

Nga 47 vota në Komitetin e Ministrave në muajin maj, Kosovës i duhen 2/3 e votave apo me numra saktësisht 31 vota të pranishme.
Këto procedura të fazës finale i ka shpjeguar në një intervistë në emisionin “Përballje”, Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
The post Faza finale e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në muajin maj first appeared on Radio Televizioni Iliria.