Sot me fillim rreth orës 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të mbahet protesta e organizuar nga fëmijët e dëshmorëve kundër deklaratave të kryeministrit Kurti për kriminelin e luftës, Oliver Ivanoviq.
Në këtë protestë, përveç fëmijëve të dëshmorëve pritet të marrin pjesë edhe Organizatat e dala nga lufta.
Protesta është mbështetur edhe nga PSD.
“Në këtë protestë ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim, të cilët mendojnë se heshtja ndaj veprimeve destruktive dhe të rrezikshme është po ashtu një bashkëngjitje në faj. Përmes kësaj proteste duam të tregojmë që ka ardhur koha për t`u distancuar dhe për t`i ndërgjegjësuar të gjithë përfaqësuesit tonë politikë, pa përjashtim, për më shumë kujdes, maturi dhe përgjegjësi ndaj historisë, të tashmës dhe të ardhmës së vendit tone”, thuhet në njoftimin për thirrjen e tubimit.