RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Fëmijët shqiptarë përballen me ngacmime raciste në shkollat e Britanisë”

“femijet-shqiptare-perballen-me-ngacmime-raciste-ne-shkollat-e-britanise”

Fëmijët shqiptarë në Britani përballen me “bullizmin racist” në shkollat lokale për shkak të debatit rreth kalimit të Kanalit Anglez të emigrantëve me varka të vogla, sipas ambasadorit të Shqipërisë në Britani të Madhe, Qirjako Qirko, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur lidhur me rritjen e retorikës antishqiptare në media dhe disa politikanë, ambasadori Qirko bëri thirrje për t’i dhënë fund kësaj “fushate diskriminimi”, sipas raporteve të mediave.

Duke u paraqitur para Komisionit të Punëve të Brendshme të Parlamentit Britanik të mërkurën, Qirko paralajmëroi deputetët kundër “fuqizimit të stereotipeve negative” për njerëzit nga Shqipëria, raportoi Sky News.

“Ky lloj aktiviteti duhet të ndërpritet sa më parë sepse ka njerëz sidomos të rinj që bullizohen në shkollat e tyre vetëm pse janë shqiptarë”, tha Qirko.

Sipas shifrave, shqiptarët përbëjnë mbi një të tretën e 33.000 emigrantëve që kanë ardhur përmes Kanalit në Britani të Madhe në nëntë muajt e parë të vitit 2022.

Duke shtuar më tej se në mesin e më shumë se 100 mijë shqiptarëve që jetojnë në Britani të Madhe ka mjekë, avokatë dhe inxhinierë, Qirko deklaroi se fuqizimi i stereotipeve negative për një kohë të gjatë shërben vetëm për të nxitur “diskriminimin dhe racizmin”.

Komentet e tij erdhën pas deklaratës së Sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman, muajin e kaluar kur ajo përdori termin “kriminelët shqiptarë” në Parlament.

Related posts

“Fëmijët po vdesin nga uria”- Hapja e korridorit detar humanitar, anija me ndihma do të niset drejt Gazës nga Qipro! Ja kur pritet të arrijë në destinacion

admin

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

rezart morina

Largimi i Joe Biden nga gara presidenciale, i pari në histori që prej tërheqjes së Lyndon Johnson në 1968

admin