RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fidan: Heshtja ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza nënkupton miratimin e paligjshmërisë në mbarë botën

fidan:-heshtja-ndaj-sulmeve-te-izraelit-ne-gaza-nenkupton-miratimin-e-paligjshmerise-ne-mbare-boten

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan ka deklaruar se heshtja e Perëndimit ndaj sulmeve të Izraelit nënkupton miratimin e paligjshmërisë në mbarë botën, raporton Anadolu.

“Të heshtësh ndaj paligjshmërisë së Izraelit në Gaza është e barabartë me dhënien e ‘dritës së gjelbër’ ndaj paligjshmërive të tjera në mbarë botën”, tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media në Ankara me homologun e tij boshnjak, Elmedin Konakoviq.

Fidan theksoi se sulmet çnjerëzore në Gaza vazhdojnë ende dhe se kjo që po ndodh është me të vërtetë një “burim turpi”.

“Për të thyer rezistencën, bombardohen xhamitë, spitalet dhe shkollat dhe ne nuk mund të qëndrojmë të heshtur me ato sulme. Unë u bëj thirrje vendeve perëndimore të mos jenë partnerë në krim duke heshtur”, shtoi ai.

Siç theksoi ai, heshtja e plotë e vendeve perëndimore ndaj brutalitetit në Gaza është alarmante.

Që nga ofensiva ndërkufitare e Hamasit më 7 tetor, Izraeli ka vazhduar me bombardimet e tij të pamëshirshme në Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën 11.500 palestinezë, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë.

Mijëra ndërtesa, përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht nga bombardimet izraelite.

Ndërkohë, numri zyrtar i vdekjeve izraelite është 1.200.

Related posts

Temperaturat e larta, në Spanjë thyhet rekord pas 95 vitesh

admin

Votohet për heqjen e vizave për poseduesit e pasaportave serbe

RTI

“Integrimet euro-atlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor vendimtare për stabilitetin afatgjatë rajonal, evropian”

admin