RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fidan kërkon që Iz’raeli të shmangë “veprimet provokuese” që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm

fidan-kerkon-qe-iz’raeli-te-shmange-“veprimet-provokuese”-qe-mund-te-cojne-ne-pershkallezim-te-metejshem

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Antony Blinken, gjatë së cilës ai kërkoi që Izraeli të shmangë “veprimet provokuese” që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm të konflikteve, duke shprehur shqetësimin e tij për rritjen e tensioneve në rajon, raporton Anadolu.

Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme turke, Öncü Keçeli, në një postim në X tha se biseda telefonike është zhvilluar me kërkesë të Sekretarit amerikan të Shtetit. Ai u shpreh se gjatë bisedës, Fidan nënvizoi nevojën për të ushtruar presion ndaj Izraelit për një armëpushim të përhershëm në Gaza.

Gjatë bisedës telefonike, të dy zyrtarët diskutuan për procesin e negociatave ndërmjet Izraelit dhe Hamasit dhe tensionet në rritje në rajon, tha Keçeli, duke shtuar:

“Ministri Fidan deklaroi se vrasja e shefit të Byrosë Politike të Hamasit (Ismail) Haniyeh dhe masakra e vazhdueshme kundër palestinezëve treguan edhe një herë mungesën e vullnetit të Izraelit për të vendosur paqe”.

Fidan tha gjithashtu se Hamasi ka treguar më parë një qëndrim konstruktiv ndaj një armëpushimi.

Related posts

Policia serbe ndalon në kufi kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani

admin

Roja bregdetare turke shpëton 77 migrantë

admin

Osmani takon Von Der Leyen, diskutohet për afrimin e Kosovës me BE-në

rezart morina