Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë Hakan Fidan ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Shqipëri, kurse me të mbërritur në Tiranë ai ka vizituar Xhaminë e Namazgjasë, e cila është në ndërtim e sipër.
Xhamia Namazgjasë në Tiranë po ndërtohet nga Fondacioni Turk Diyanet (TDV) në bashkëpunim me Drejtorinë e Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë dhe do të jetë më e madhja në Ballkan, ndërsa në vendosjen e gurthemelit në vitin 2015 mori pjesë edhe presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Në kuadër të vizitës zyrtare, Fidan është takuar po ashtu me biznesmenë turq në Tiranë, ndërsa është paraparë takim edhe me ministrin shqiptar të Evropës dhe të Punëve të Jashtme, Igli Hasanin.
Fidan do të takohet edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Pas përfundimit të vizitës në Shqipëri, Fidani nesër në mbrëmje do të udhëtojë për në Sofje për një vizitë zyrtare në Bullgari, ndërsa të mërkurën do të vizitojë edhe Rumaninë.
Gjatë vizitave në të tria vendet, kreu i diplomacisë turke do të diskutojë me përfaqësuesit e shteteve pritëse për ngjarjet aktuale, rajonale dhe globale, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Bakanımız @HakanFidan, Tiran’daki resmi temasları öncesinde Arnavutluk’ta bulunan Türk iş insanları ile bir araya geldi. pic.twitter.com/qf3UkHYqsQ
— T.C. Dışişleri Bakanlığı (@TC_Disisleri) January 28, 2024