RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Fillojnë përgatitjet për gërmime në Kozhle të Serbisë

fillojne-pergatitjet-per-germime-ne-kozhle-te-serbise

Kryeministri, Albin Kurti deklaroi se strategjia e Serbisë për fshehjen e krimeve të kryera po zbatohet edhe sot nga trashëgimtarët politik të Millosheviqit. Gjatë viteve 1998-1999, shefi i ekzekutivit shtoi se Serbia ka kryer qindra masakra dhe mijëra zhdukje me dhunë të shqiptarëve, për çka siç theksoi Kurti, strategji kishte “nuk ka kufomë, nuk ka krim”. Ai bëri të ditur që kanë filluar përgatitjet për gërmime në Kozhle të Serbisë.

Në tryezën e organizuar për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, Kurti shtoi se kanë dërguar disa herë kërkesa për hapjen e arkivave në Serbi.

“Gjatë viteve 1998-1999, forcat policore dhe ushtarake të Serbisë të urdhëruara nga shteti i Serbisë kryen qindra masakra dhe mijëra zhdukje me dhunë mbi shqiptarët e Kosovës në kuadër të projektit gjenocidal për shfarosjen e popullit tonë. Nuk ka kufomë, nuk ka krim, ishte strategjia e shtetit të Serbisë për fshehjen e krimeve të kryera mbi shqiptarët në Kosovë. Kjo strategji vazhdon të zbatohet edhe sot nga trashëgimtarë politik të Millosheviqit në Beograd. Këtë javë pas shumë përpjekjeve dhe angazhimeve nga Komisioni ynë Qeveritar, kanë filluar përgatitjet për gërmimet në lokacionin Kozhle, mes Novi Pazarit dhe Tutinit në Serbi e shpresojmë që kjo nuk është një përpjekje e re nga shteti serb për të evituar nga agjenda e gërmimeve, lokacionet e tjera të shënjuara nëpër Serbi”, deklaroi Kurti.

Sipas tij, qeveria ka prioritet ndriçimin e fatit dhe vendndodhjen e të zhdukurve me zhvillimin e bazës ligjore dhe rritjen e kapaciteteve të institucioneve.

“Deri më tani shteti serb nuk ka ndarë të dhënat nga arkivat e tyre për këtë lokacion. Andaj ne edhe sot e përsërisim kërkesën tonë për hapjen e arkivave në Serbi. Në bazë të marrëveshjes së arritur më 2 maj të vitit 2023 në Bruksel, tashmë kemi dërguar disa kërkesa zyrtare për hapjen e arkivës së brigadës 37 të motorizuar të Ushtrisë Jugosllave përgjegjëse për shumë masakra në Kosovë, sidomos në rajonin e Drenicës. Sot, sikurse çdo ditë si Qeveri e Republikës së Kosovës ritheksojmë zotimin tonë për të mos rreshtur së kërkuari drejtësi për krimet e luftës dhe të vërtetën për 1595 personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit”, shtoi ai.

Shefi i ekzekutivit theksoi se nevojitet mobilizim kombëtar e mbështetje e ndërkombëtarëve që kriminelët të mbahen përgjegjës.

“Kemi nevojë për drejtësi që ekzekutorët e urdhërdhënësit të vendosen prapa grilave. Për këtë na nevojitet edhe mbështetja ndërkombëtare por edhe mobilizimi kombëtar. Kriminelët serbë të luftës duhet të përballen me drejtësi sepse këto krime sikurse që nuk vjetrohen as nuk falen. Për të dokumentuar me saktësi të gjitha krimet kemi funksionalizuar Institutin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe kemi miratuar strategjinë e parë të Republikës së Kosovës për drejtësi tranzicionale. Republika e Kosovës tashmë është anëtarësuar në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur. Kapacitetet tona institucionale e profesionale gjithnjë, kudo janë në shërbim të paqes dhe ballafaqimin me të kaluarën”, përfundoi Kurti.

Sipas të dhënave të Komisionit Qeveritar, Kurti shtoi se janë rreth 13 lokacione brenda Kosovës të adresuara në kuptim të gërmimit vlerësues.

Related posts

Nga 1 shtatori qytetarët lejohen të kalojnë nëpër Austri me patentë shoferë të Kosovës

rezart morina

Kosovë, nuk miratohet projektligji për caktimin e çmimeve tavan për produktet themelore

admin

“Një tufë të çmendurish”- Donald Trump sulmon kandidatin e pavarur për president dhe familjen e tij: Ka dalë për të ndihmuar Joe Biden

admin