Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka filluar projekti për përzgjedhjen e mjekut familjar brenda zonës së banimit në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Ministrisë, si fillim ky projekt do të zgjasë 100 ditë, ndërsa projekti i plotë pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025.
“Ky projekt, pas periudhës testuese në katër komuna dhe regjistrimit të popullsisë për përcaktimin e numrit të saktë të banorëve, fillon sot të zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Si fillim, do të zgjasë 100 ditë, ndërsa projekti i plotë pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Derisa, Ministria u bënë thirrje qytetarëve që të shfrytzojnë mundësinë për të përzgjedhur mjekun familjar përmes platformës shtetërore e-Kosova.
“Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët që të shfrytëzojnë mundësinë për të përzgjedhur mjekun familjar përmes Platformës shtetërore E-KOSOVA!. Informacionet për mënyrën e aplikimit do të publikohen rregullisht në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook dhe në të gjitha objektet e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Kosovë”, thuhet ndër të tjera.