RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Finlanda është e gatshme të luftojë me Rusinë nëse sulmohet

finlanda-eshte-e-gatshme-te-luftoje-me-rusine-nese-sulmohet

Finlanda është përgatitur me dekada për një sulm rus dhe do të bënte rezistencë të fortë nëse ndodh një gjë e tillë, ka thënë komandanti i Forcave të Armatosura finlandeze, Timo Kivinen.

Shteti nordik ka ndërtuar arsenal të konsiderueshëm. Por, përveç pajisjeve ushtarake, sipas Kivinenit, një faktor vendimtar është që finlandezët të motivohen për të luftuar.

Finlanda ka bërë dy luftëra në vitet 1940 kundër fqinjit lindor me të cilin ndan 1300 kilometër kufi.

Tani, ajo ka aplikuar që t’i bashkohet aleancës ushtarake të NATO-s pas shqetësimeve se Rusia mund ta pushtojë, ashtu siç bëri me Ukrainën më 24 shkurt.

Që nga Lufta e Dytë Botërore, Helsinki ka pasur një nivel të lartë të gatishmërisë ushtarake.

“Sistematikisht ne kemi zhvilluar mbrojtjen tonë ushtarake pikërisht për këtë lloj të luftës që po bëhet atje (në Ukrainë), me përdorim masiv të armëve të zjarrit, forcave të armatosura dhe forcave ajrore”, tha Kivinen. “Ukraina ka qenë një kafshatë e vështirë për t’u përtypur nga Rusia dhe ashtu do të jetë edhe Finlanda”.

Rreth 100,000 finlandezë janë vrarë gjatë dy luftërave ku Finlanda ka luftuar kundër Bashkimit Sovjetik dhe ka humbur një të dhjetën e territorit të saj.

“Finlanda do të përfitonte nga anëtarësimi në NATO, falë kriterit se një sulm kundër një anëtari është sulm mbi të gjithë anëtarët, ka thënë Kivinen.

Megjithatë, shtoi ai, se përgjegjësia kryesore për mbrojtjen e Finlandës prapë se prapë do të jetë e Finlandës. /koha

Related posts

25 vjet nga rënia e heroit Sali Çekaj, Osmani: Ndër figurat më të shquara të historisë së re të Kosovës

admin

OKB: Ar’mëpushimi në Ga’za duhet t’i imponohet Iz’raelit

RTI

Vr’itet një tjetër gazetar në su’lmet iz’raelite në Ga’za

rezart morina