Rusia do t’i përgjigjet vendimit të Finlandës për t’i dhënë Shteteve të Bashkuara qasje në bazat e saj ushtarake, tha të mërkurën një zëdhënës i ministrisë së Jashtme ruse.
“Mund të konfirmoj vetëm se Rusia nuk do të lërë pa përgjigje ngritjen ushtarake të NATO-s në kufirin tonë, e cila kërcënon sigurinë e Federatës Ruse”, tha zëdhënësi Andrei Nastasin.
Parlamenti finlandez miratoi të hënën një marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen me Shtetet e Bashkuara, e cila u nënshkrua në dhjetor 2023.
Marrëveshja hap 15 objekte ushtarake finlandeze për përdorim të mundshëm nga Shtetet e Bashkuara. Ndryshe, Finlanda u bë anëtare e NATO-s në vitin 2023. /Telegrafi/
The post Finlanda i jep SHBA-së qasje në bazat e saj ushtarake, reagon Rusia first appeared on Radio Televizioni Iliria.