RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fiton lirinë i burgosuri palestinez që kaloi 19 vite në burgjet izraelite

fiton-lirine-i-burgosuri-palestinez-qe-kaloi-19-vite-ne-burgjet-izraelite

Autoritetet izraelite liruan pas përfundimit të dënimit palestinezin Ahmed Cuma Ebu Cezer, të cilin e mbajtën në burg prej 19 vitesh, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, mësohet se 38 vjeçari Ebu Cezer i cili qëndroi për 19 vite në burgjet izraelite, pas lirimit mbërriti në Rripin e Gazës përmes pikës kufitare Beit Hanoun (Erez).

Në raportim theksohet se aktualisht në burgjet izraelite ndodhen qindra banorë palestinezë të Rripit të Gazës, dhjetëra prej të cilëve janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë Izraeli nuk ka dhënë informacion lidhur me akuzën që ka ngritur ndaj Ebu Cezer dhe për procesin 19 vjeçar.

Related posts

Tërë bota sytë në Erdoganin: Inaugurimi presidencial turk merr një mbulim të gjerë global

rezart morina

Vrasja e Liridona Ademajt, Gjykata lë në paraburgim Naim Murselin dhe dy të dyshuarit tjerë

RTI

Qiproja i shpëtoi 115 emigrantë sirianë në tri ditët e fundit

admin