Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Lampeduza janë regjistruar 17 zbarkime, me gjithsej 679 migrantë.
Operacionet e shpëtimit filluan dje nga ”Guardia di Finanza”, strukturat e Kapitenerisë dhe Frontex dhe vazhduan gjatë gjithë ditës.
Shumë gra dhe fëmijë gjithashtu zbarkuan në Lampeduza.
Grupet e ndryshme që mbërritën raportuan se ishin larguar nga Zarzis, Chebba, Jebiniana dhe Kerkenna dhe paguanin deri në 4 000 dinarë për të mbërritur në Itali.
Pas 17 zbarkimeve ditën e djeshme dhe pesë gjatë natës, në qendrat e grumbullimit janë 1 436 migrantë. /atsh