RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

FMN rrit në 3.8 përqind parashikimin e rritjes ekonomike për Kosovën

fmn-rrit-ne-3.8-perqind-parashikimin-e-rritjes-ekonomike-per-kosoven

Fondi Monetar Ndërkombëtar, pret që Kosova të ketë rritje ekonomike prej 3.8 përqind për vitin 2023.

Huadhënësi global ka njoftuar këtë të martë se ka rritur projeksionin nga prilli për 0.3 përqind.

Bruto Produkti Vendor (GDP) pritet që të rritet për 4 përqind në 2024, 0.1 përqind sesa parashikimi i bërë në prill, ka thënë FMN në edicionin e tetorit të raportit të Perspektivës Ekonomike Globale, shkruan Seenews.

Inflacioni pritet që të ngadalësohet për 4.7 përqind në 2023 nga 11.7 përqind nga viti paraprak, para se të bie në 3.1 përqind më 2024.

Related posts

Rusia mohon se avionët janë përplasur me dronin amerikan që u rrëzua në Detin e Zi

admin

Në Prishtinë sot protestohet kundër dhunës ndaj grave

admin

Shefi i diplomacisë turke diskuton marrëveshjen për Gazën me homologun e Katarit

rezart morina