RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite arrestojnë 51 palestinezë në Bregun Perëndimor

forcat-izraelite-arrestojne-51-palestineze-ne-bregun-perendimor

Forcat izraelite arrestuan 51 palestinezë në bastisjet e tyre të kryera në zona të ndryshme të Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë thuhet se forcat izraelite që nga mbrëmë e deri më sot kanë zhvilluar bastisje në shtëpitë e palestinezëve në shumë zona të Bregut Perëndimor, kryesisht në Jenin.

Gjatë bastisjeve të përqendruara në qytetin Jenin, u arrestuan 51 palestinezë përfshirë ish të burgosur palestinezë që kanë qëndruar në burgjet izraelite.

Thuhet se gjatë bastisjeve në qytezën Silwad në Ramallah, shumë palestinezë përfshirë gra u ndaluan për një kohë. Palestinezët në fjalë u liruan pas një hetimi të kryer rreth tyre.

Ka arritur në 3.810 numri i palestinezëve që forcat izraelite kanë arrestuar që nga 7 tetori e deri më tani në Bregun Perëndimor.

Në orët e mëngjesit ushtria izraelite bastisi qytetin Jenin nga drejtime të ndryshme dhe vrau 4 palestinezë në sulmin që kreu me mjetin ajror pa pilot (dron) në lagjen Sibah të rajonit të Qytetit të Vjetër.

Po përjetohet rritje në arrestimet dhe bastisjet e forcave izraelite ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim, që nga 7 tetori kur forcat izraelite filluan sulmet e tyre në Gaza.

Që nga 7 tetori deri më tani, 279 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim.

Related posts

Arrestohet mashtruesi i qindra kosovarëve: Premtonte viza pune, merrte paratë e zhdukej

admin

Mbreti saudit kërkon ndalimin e sulmeve izraelite ndaj palestinezëve

rezart morina

Kurti tregon arsyet e vizitës së sotme në Leposaviq

RTI