Forcat izraelite arrestuan një palestinez gjatë bastisjeve në qytetin e Nablusit në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve nga burime lokale, ushtarët izraelitë bastisën shumë lagje në qytetin e Nablusit.
Dëshmitarët okularë thanë se gjatë bastisjeve në kampin e refugjatëve në Nablus, pati përleshje midis palestinezëve dhe forcave izraelite që e rrethuan një shtëpi.
Dëshmitarët okularë thanë se ushtarët izraelitë iu përgjigjën të rinjve palestinezë që hodhën gurë ndaj tyre me plumba plastikë dhe të vërtetë si dhe me gaz lotsjellës, dhe se forcat u tërhoqën nga zona pasi ndaluan një palestinez nga shtëpia e rrethuar.
Izraeli nuk ka dhënë ende deklaratë në lidhje me incidentin.
Në muajt e fundit, forcat izraelite kanë bastisur shpesh Bregun Perëndimor të pushtuar, veçanërisht Nablusin dhe Jeninin ndërsa ngjarjet që pasojnë herë pas here kthehen në konflikte.