RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat iz’raelite shkatërruan një shtëpi dhe fermë pa’lestineze në Bregun Perëndimor

forcat-iz’raelite-shkaterruan-nje-shtepi-dhe-ferme-pa’lestineze-ne-bregun-perendimor

Ushtria izraelite shkatërroi një shtëpi dhe fermë në Bregun Perëndimor të pushtuar, me pretendimin se ato ishin “ndërtuar pa leje”, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate nga burime lokale për Anadolu thuhet se ushtria izraelite shkatërroi një shtëpi 3-katëshe në qytetin e Khalilit në jug të Bregut Perëndimor.

Ushtarët izraelitë shkatërruan gjithashtu një objekt ku mbaheshin kuaj dhe dele në qytetin e Jerichos në lindje të Bregut Perëndimor, duke pretenduar se ishte “ndërtuar pa leje”.

Hammuda Sedir, pronarja e shtëpisë së shkatërruar, tha se ushtria izraelite bastisi shtëpinë e saj në fshatin Kalkas, të shoqëruar nga buldozerë ushtarakë.

Duke thënë se ushtarët e shkatërruan shtëpinë pasi e evakuuan me forcë, Sedir tha: “Zyrtarët izraelitë pretendojnë se shtëpia është ndërtuar pa leje në zonën C të kontrolluar nga Izraeli”.

Sipas Komisionit të Rezistencës së Murit dhe Vendbanimeve, Izraeli shkatërroi 318 objekte në Bregun Perëndimor të pushtuar në gjysmën e parë të vitit 2024.

Në kuadër të “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar midis Palestinës dhe Izraelit në vitin 1995, Bregu Perëndimor i pushtuar u nda në zonat A, B dhe C.

Menaxhimi administrativ dhe siguria e “Zonës A”, e cila mbulon 18 për qind të Bregut Perëndimor, iu dorëzua Palestinës, menaxhimi administrativ dhe i sigurisë së “Zonës B”, e cila mbulon 21 për qind të Bregut Perëndimor, iu dorëzua Palestinës dhe siguria e saj iu dorëzua Izraelit kurse administrimi dhe siguria e “Zonës C” iu la Izraelit.

451 mijë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe 230 mijë izraelitë në Kudsin Lindor po uzurpojnë tokat palestineze. Sipas ligjit ndërkombëtar, këto vendbanime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor konsiderohen të paligjshme.

Më 28 qershor, Kabineti i Sigurisë izraelite miratoi edhe legalizimin e 5 pikave të paligjshme në “Zonën B” të Bregut Perëndimor, me kërkesë të ministrit të Financave, Bezalel Smotrich.

Related posts

U hap për Ramazan pas 102 vitesh, besimtarët myslimanë falin namazin në xhaminë në Selanik

admin

Gazetari iz’raelit kërkon që pë’rdhunimi të bëhet politikë shtetërore për të bur’gosurat pa’lestineze

admin6

Akuzohet për ngacmime seksuale, pezullohet profesori i Universitetit të Prishtinës

admin