Forcat izraelite vranë dy palestinezë sot në një bastisje në kampin e refugjatëve Nur Shams në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Zyrtarët e spitalit lokal thanë se palestinezët humbën jetën gjatë bastisjes, të cilën dëshmitarët okularë thanë se ushtria izraelite e kreu në kampin në qytetin Tulkarem nga pika të ndryshme.
Dëshmitarët okularë raportuan për përplasje të armatosur midis banorëve palestinezë dhe forcave izraelite, gjatë së cilës ushtarët dëmtuan rrugët e kampit dhe automjetet palestineze me buldozerë.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve WAFA, palestinezët e vrarë janë identifikuar si 21-vjeçari Asaad Jab’awi dhe 32-vjeçari Abdurrahman Suleiman Abu Daghash.
Ushtria izraelite nuk ka bërë deklaratë në lidhje me bastisjen.