RTV AHIRETI
Lajme

Franca kryen operacion të madh kundër spiunazhit kibernetik

franca-kryen-operacion-te-madh-kunder-spiunazhit-kibernetik

Autoritetet në Francë kanë nisur një operacion të madh për t’i pastruar kompjuterët e infektuar nga një program i spiunazhit kibernetik që ka prekur miliona përdorues në mbarë botën.

“Në prag të Olimpiadës, ky operacion tregon se lojtarë të ndryshëm në Francë dhe jashtë vendit janë të mobilizuar që të luftojnë të gjitha format e krimit kibernetik”, tha kryeprokurorja e Parisit, Laure Beccuau, përmes një deklarate më 25 korrik.

Ajo tha se hetuesit po shënjestrojnë një rrjet të “botëve” , që dyshohet se kanë infektuar kompjuterët me një virus. Po ashtu, ky rrjet besohet se po vjedh të dhëna nga përdoruesit, “veçanërisht për qëllime spiunazhi”.

Autoritetet franceze e kanë nisur këtë operacion më 18 korrik dhe i njëjti pritet të zgjasë disa muaj. Sipas njoftimit, deri më tani autoritetet kanë arritur të ndihmojnë viktima në disa shtete evropiane.

Në njoftimin e kryeprokurores së Parisit nuk u përmend ndonjë kërcënim specifik ndaj Lojërave Olimpike që do të mbahen në Paris. Por, ndaras, agjencia për siguri kibernetike në Francë tha javën e kaluar se sulmet kibernetike do të jenë “të pashmangshme” gjatë Olimpiadës, e cila nis të premten.

The post Franca kryen operacion të madh kundër spiunazhit kibernetik first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Edhe 1 mijë e 480 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

admin

Në kryeqytetet e rajonit me marshime dhe protesta shënohet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

rezart morina

Mbi 1.000 studentë protestojnë në ceremoninë e diplomimit në Universitetin e Harvardit

RTI